Disa kohë pasi presidenti kinez Xi Jiping i shpalli luftë korrupsionit në radhët e ushtrisë, vijnë dhe rezultatet e para.

Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar nga radhët e saj dy ish-ministrat e mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghen nën akuzën e “shkeljeve serioze të disiplinës”, terminologji kjo që përdoret nga zyrtarët kinez kur flitet për korrupsionin.

“Si një anëtar i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë dhe ushtrisë, Li Shangfu tradhtoi misionin e tij, tradhtoi besimin e Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak  dhe shkaktoi dëme të mëdha në kauzën e partisë dhe mbrojtjen kombëtare”, shkruhet në agjencinë e lajmeve Xinhua.

Artikulli thotë gjithashtu se një hetim i drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste zbuloi se Li kishte kërkuar përfitime për veten dhe të tjerët dhe se nuk kishte përmbushur detyrat e tij politike.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: