Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi: “Ne kemi pezulluar negociatat me Amerikën në lidhje me kontrollin e mjeteve luftarake dhe ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.”

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Lin Jian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës deklaroi të mërkurën: “Pekini, pas shitjes së mjeteve luftarake të Amerikës në Tajvan, ka pezulluar negociatat e veta me Amerikën në lidhje me kontrollin e mjeteve luftarake dhe ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.”

Ai shtoi: “Pala amerikane, duke anashkaluar protestën e ashpër të Kinës, po vazhdon shitjen e mjeteve luftarake në Tajvan dhe po kryen një sërë veprimesh të cilat shkelin në mënyrë serioze interesat kryesore të Kinës. Këto veprime të Uashingtonit kanë shkatërruar besimin reciprok politik mes dy palëve.”

Lin vazhdoi: “Autoritetet e Kinës, në këtë kuadër, kanë marrë vendim që të pezullojnë raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA-të në lidhje me kontrollin e mjeteve luftarake dhe ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: