PEKIN– Kina po planifikon një zgjerim të madh të prodhimit të energjisë bërthamore duke ndërtuar 110 centrale të tillë deri në vitin 2030, njoftoi sot media shtetërore kineze.

”Prodhimi i energjisë bërthamore nga centralet në ndërtim e sipër dhe ata në funksion do të arrijë në 88 gigavat deri në vitin 2020”, njoftoi gazeta shtetërore kineze ”China Daily” duke cituar legjislacionin e ri për energjinë.

Qeveria kineze po planifikon aktualisht një projektplan pesëvjeçar për energjinë përgjatë viteve 2016-20.

Kina ka 30 reaktorë bërthamorë dhe 21 të tjerë në ndërtim e sipër.

Pekini do të caktojë 78 miliardë dollarë për ngritjen e centraleve të reja bërthamore.

Me rezervat e treta në botë për qymyrin, 70 për qind e energjisë kineze vjen nga ky mineral. Gjithë popullsia në Kinë harxhon qymyr sa e gjithë bota duke u shndërruar në ndotësen më të madhe me dyoksid karboni të planetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: