Studiuesi Auron Tare, në një komunikim të drejtpërdrejtë në emisionin “Open,” komentoi deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, mbi mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës.

Tare theksoi se Kina ka shprehur ambicie për të hyrë në lidershipin arktik gjatë 20-30 viteve të fundit, duke investuar dhe bërë kërkesa për investime të mëdha në Groenlandë.

Ai shpjegoi se, ndonëse amerikanët kanë një bazë të madhe ushtarake në këtë rajon, ata nuk mund të ndalojnë blerjet e tokave nga kinezët në Groenlandë.

“Për këtë arsye, shumë opinionistë të njohur në fushën ushtarake dhe financiare besojnë se ndërhyrja ushtarake mund të mos jetë një opsion, por Groenlanda duhet të jetë nën ombrellën e Amerikës,” përfundoi Tare, duke vënë në dukje sfidat dhe mundësitë që paraqet situata në Arktik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb