Kina “mbështet përpjekjet” për organizimin e një samiti të dytë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Mbështetja në fjalë erdhi nga ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, teksa ishte i pranishëm në G20 në Buenos Aires, pas takimit mes presidentit amerikan Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.

Kujtojmë se Samiti i parë u mbajt në Singapor më 12 qershor, ku u takuan dy udhëheqësit Donald Trump dhe Kim Jong-un.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: