PEKIN- Kina njoftoi sot kufizime tregtare kundër Koresë së Veriut, në të njëjtën vijë me sanksionet e vendosura nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas testit të katërt bërthamor dhe lëshimit të një rakete të drejtuar nga Pheniani.

“Pekini do të pezullojë aktualisht importet e qymyrgurit, hekurit, mineralit të hekurit, arit, titanit si dhe tokave të rralla me origjinë nga Koreja e Veriut”, -bëri të ditur një deklaratë e Ministrisë kineze të Tregtisë.

Ky vendim nënshkruhet në kuadër të rezolutës së miratuar nga OKB-ja në fillim të muajit mars, e cila e rriti në mënyrë të konsiderueshme potencialin e sanksioneve ndërkombëtare tashmë të miratuara kundër Koresë së Veriut pas testit të katërt bërthamor të Phenianit dhe lëshimit më 7 shkurt të një rakete, e konsideruar si një test i maskuar i një rakete me rreze të gjatë.

Pekini është angazhuar në zbatimin e sanksioneve, por me disa përjashtime, të lejuara nga formulimi edhe nga rezoluta e OKB-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: