Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë. Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.

Ministria e Tregtisë në Kinë ka njoftuar për tarifat shtesë prej pesë ose 10 përqind, në gjithsej 5.078 produkte amerikane, duke përfshirë produktet bujqësore, naftë bruto dhe avionë të vegjël.

“Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa shtesë ka ardhur nga njëanshmëria dhe proteksionizmi i SHBA-së”, tha ministria kineze, duke shtuar se tarifat reciproke gjithashtu do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.

Këshilltari për Tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navaro, tha se bisedimet tregtare me Kinën do të vazhdojnë prapa dyerve të mbyllura. Mosmarrëveshjet tregtare mes dy superfuqive ekonomike botërore kanë shkaktuar trazira në tregjet financiare. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: