Veprimet e Shteteve të Bashkuara mbi Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore vështirë se favorizojnë ruajtjen e stabilitetit në rajon, tha një zyrtar i lartë ushtarak kinez të shtunën, duke iu përgjigjur komenteve të ushtruara nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Patrick Shanahan.
“Ai (Shanahan) ka shprehur pikëpamje të pasakta dhe duke përsëritur meloditë e vjetra rreth çështjeve të Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore”, u tha gazetarëve Shao Yuanming, një zyrtar i lartë i Ushtrisë Çlirimtare Popullore pas fjalimit të Shanahanit.
“Kjo po dëmton paqen dhe stabilitetin rajonal. Kina do të duhet të ribashkohet. “Nëse dikush dëshiron ta ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze do të mbrojë sovranitetin e vendit me çdo kusht”, tha Shao.
BalkanWeb