KINE – Një 19-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënoja, pasi shtëpia e tij u shemb si pasojë e rrëshqitjes së dherave, tre ditë më parë në parkun industrial në Shenzhen të Kinës jugore.

19-vjeçari Tjan Ceming mbijetoi nën rrënoja për rreth 70 orë. I riu u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar dëmtime të rënda në njërën këmbë. Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të paktën dy orë, për ta nxjerrë 19-vjeçarin nga rrënojat.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës thuhet se policia dhe zjarrfikësit po përdorin të gjitha mundësitë për të kërkuar të mbijetuarit. Zyrtarisht 76 njerëz janë shpallur të humbur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: