21 të vdekur dhe 29 të plagosur është bilanci i një aksidenti me 50 minatorë të ndodhur dje në mëngjes në minierën më të madhe të argjendit në Kinë, e menaxhuar nga Yinman Mining.

Mjeti është përplasur në një tunel, gjatë transportimit të minatorëve, si pasojë e një problemi në sistemin e frenimit. Një grup është dërguar nga qeveria për të parë dhe hetuar për ngjarjen e rëndë.

Yinman Minierat është një degë e Inner Mongolia Xingye Mining, gjigandi i minierave, i cili prodhon rreth 201 ton argjend në vit.

Kina është prodhuesi i tretë më i madh në botë bazuar në të dhënat për vitin 2017, me një total prej 2,500 tonë, që është pak më shumë se dyfishi i asaj që prodhon SHBA.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb