Policia e qytetit kinez të Linyi City ka arrestuar një shofer të dehur, që tentonte të ngjitej me makinën e tij në një trotuar, duke paralizuar trafikun.

Kur policët mbërrijnë, shoferi përpiqet të largohet, por agjentët e policisë arrijnë të hyjnë në mjet dhe të bllokojnë pas pak minutash makinën, duke arrestuar shoferin e dehur.

Në testin e alkoolit ai rezultoi se kishte përqindje të lartë alkooli në gjak. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb