KINË- Një familje prej 7 anëtarësh është mbytur në një rezervuar në jug të Kinës.

Tragjedia ka ndodhur në provincën e Guangdongut, në qytetin Shantou, ku 7 anëtarët janë përpjekur të shpëtojnë adoleshneten 17-vjeçare.

Vajza po lante duart në rezervuar po ka rrëshqitur, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka formuar një zinxhir për ta tërhequr jashtë, por janë mbytur të gjithë pasi nuk dinin not.

Viktimat janë dy prindërit, vajza 17-vjeçare, vëllai 15 vjeç, motra 13 vjeç, halla dhe xhaxhai.

https://www.youtube.com/watch?v=z8TiBpMjm70

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: