KINË- Një nxënës i klasës së pestë vrapoi nëpër korridor, kaloi me vendosmëri rrethimin dhe pa menduar për pasojat u hodh nga kati i katërt. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e çuan nxënësin të kryente këtë akt të rëndë. Incidenti ka tronditur shkollën fillore në Cousnau.

Ai është ende në spital, ku i është dhënë ndihma e duhur, kurse lëndimet janë shumë të rënda duke pasur parasysh se kërceu nga kati i katërt i ndërtesës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: