Pronari i një miniere gipsi në provincën lindore Shandong në Kinë, ka vrarë veten pasi 17 minatorë mbetën për 2 ditë të bllokuar në minierë. Një person humbi jetën dhe 4 minatorë arritën të shpëtoheshin ndërsa miniera u shemb të premten. Që prej atëherë trupat e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë një numër minatorësh.

Kina ka një histori të gjatë me aksidentet industriale. Incidenti i fundit vjen disa ditë pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të dheut që u shkaktuan nga mbetjet e ndërtimit në Kinën jugore.

Ma Congbo, presidenti i Yurong company në pronësi të së cilës ishte miniera, vrau veten duke u hedhur në një pus të minierës të dielën, raporton agjencia e lajmeve China Xinhua. Arsyet e aktit të tij nuk janë të qarta por nga ana tjetër autoritetet kineze

kanë ashpërsuar dënimet për punëdhënësit e pakujdesshëm, thotë Stephen Evans i BBC-së në Pekin.

Z.Ma vrau veten dy ditë pasi miniera u shemb në qytetin Pingyi në qarkut e Linyi, provinca e Shandong, pak para orës 20:00 sipas kohës lokale. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje.

Ekipet e shpëtimit kanë shpuar një vrimë për të komunikuar me disa prej punëtorëve të bllokuar, dhe janë duke u përpjekur për t’u dhënë ushqim dhe ujë, thonë zyrtarët. Më shumë se 700 zyrtarë të emergjencës janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, sipas kryebashkiakut të Linyi, Zhang Shuping. Agjencia e lajmeve, Xinhua raporton se deri tani janë shpëtuar 7 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: