KINE

Tetë fëmijë të një shkolle fillore, në ditën e parë të shkollës, janë vrarë nga një burrë në fshatin e Chaoyangpo në provincën kineze të Hubei, dhe dy të tjerë u plagosën.


Lajmin e bën me dije policia lokale por pa saktësuar modalitetin e sulmit.


Policia njofton që atentatori është një burrë 40 vjeçar i cili është arrestuar.


Agresori kishte dalë nga burgu në qershor pasi kishte kryer një dënim për një tentative vrasjeje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb