Në Kinë, një tornado e nivelit të tretë goditi qytetin e Guangzhou. “Të paktën pesë persona u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet lokale. Tornado shkaktoi dëme të shumta në zemër të qytetit, i cili ka rreth 15 milionë banorë. Ditët e fundit, provinca Guangdong është goditur nga stuhi të dhunshme, me breshër si topat e tenisit.

Disa video të publikuara nga stacionet televizive tregojnë se tornado goditi ndërtesat në qytet (rreth njëqind kilometra në veri të Hong Kongut), duke fshirë gjithçka në rrugën e tij, duke përfshirë mijëra mbeturina dhe çati dhe duke shkaktuar shpërthimin e kabllove elektrike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Imazhe apokaliptike në të cilat ndërtesat në zonat e prekura janë pothuajse plotësisht të rrafshuara.

Në disa zona të Guangdong, nuk kishte pasur përmbytje kaq të rënda në këtë kohë të vitit që nga viti 1954, sipas radios shtetërore kineze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: