“Qyteti mbron veten” është një filmi vitit 1951 i regjisorit Pietro Germi. Me Gina Lollobrigida, Renato Baldini, Amedeo Trilli, Emma Baron, etj, kjo dramë është një ndër më të njohurat e kohës. Ky film u shfaq mbrëmjen e së hënës tek instalacioni ‘Reja’ me qëllim sjelljen edhe njëherë në vëmendje të ikonave italiane të kinematografisë.

Filmi flet për një bandë të përbërë nga katër të mbijetuar, të cilët vjedhin kasën e stadiumit gjatë një ndeshje futbolli. Të ndjekur nga policia, të katër arrijnë të arratisen. Guido, kreu i grupit, vritet nga disa marinarë, që i kishin premtuar ta transportonin atë në Korsikë. Luigi i kapur nga karabinierët, përfundon duke vrarë veten. Paolo, tashmë një futbollist i famshëm, nuk mund të luajë më pas një aksidenti. Pasi ka përfunduar në një jetë mediokre, ai tërhiqet nga krimi.
I katërti, Alberto, është pak më shumë se një fëmijë. Bir i prindërve të varfër dhe të ndershëm, ka pasur një adoleshencë të stuhishme, duke kërkuar rehati në leximin e librave me vizatime.
Dikur kritika shkruante për këtë film që ka një teknikë të shkëlqyer, por patosi populist shpesh del jashtë kontrollit. Për kohën “la cita si difende” mori çmimin si filmi italian më i mirë në Festivalin e Venecias.

Çdo mbrëmje të hëne tek Reja përfshi edhe shtatorin do të jenë në vëmendje ikonat e kinamasë italiane si Claudia Cardianale, Sophia Loren, Silvana Mangano etj.  (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb