KINE- “Landwind X7”, kështu quhet kopja e re e “Land Rover Evoque”, por që vjen në treg jo nga britanikët. Ashtu siç kanë bërë me çdo markë tjetër botërore, kinezët së fundmi kanë prezantuar një kopje të autoveturës së famshme britanike, një tip mjaft i suksesshëm kohët e fundit në botë, por që duke nisur nga viti tjetër do të prodhohet edhe në Kinë.

Kloni kinez i “Land Rover” quhet “Landwind X7” kushton një të tretën e çmimit të origjinalit dhe nuk ka luksin e pjesës së brendshme me lëkurë dhe dru të markës britanike. Megjithatë, kur e sheh nga jashtë dallimi nga “Land Rover” është zero.

Ajo është cilësuar si një plagjiaturë e pastër nga drejtuesi i “Land Rover”dhe “Jaguar” Ralph Speth, i cili ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore ndaj vjedhjes së të drejtës ekskluzive të prodhimit të kësaj marke autoveture, që është botërisht e njohur si britanike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: