Ajo u bë nënë e të voglit Ennis Howard katër muaj më parë dhe Kristen Dunst nuk mund të jetë më e shkwlqyer se kaq.

Në tapetin e kuq të Emmy Awards 2018, artistja është shfaqur e mrekullueshme, e shoqëruar nga i dashuri Jesse Plemons.

E veshur me një fustan blu që i nxirrte të pah dekoltenë shpërthyese, Kristen ka marrë të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve.

Me një buzëkuq portokalli, bizhu me gurë jeshile të Fred Leinghton dhe me sandale vjollcë, ajo i ka tërhequr të gjithë me pamjen e saj prej mami të re bombastike.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb