FRANCE

Brigitte Macron është shtruar në 17 korrik në spitalin amerikan Neuilly-Sur-Seine, në Paris, për të ju nënshtruar një operacioni kirurgjikal estetik.

Sipas asaj që shkruan sot e përjavshmja Closer, gruaja e parë e Francës, 66 vjeç, ka bërë një operacion që ka zgjatur rreth 3 orë nga një mjek i famshëm i kirurgjisë estetike, me të cilin një ditë më parë bëri një takim që zgjati rreth 1 orë.

Për ndërhyrjen që u mbyll me sukses, vazhdon e përjavshmja, ka qenë e nevojshme një anestezi e përgjithshme dhe Emmanuel Macron ka shkuar në spital për ta parë.

Ish mësuesja e frëngjishtes, ka dalë nga klinika në të njëjtën ditë dhe më pas ka shkuar të pushojë në La Lanterne, rezidenca shtetërore në Versajë. Nga 25 korrik çifti Macron është transferuar në Fort de Bregancon.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb