“Më përpara kisha dy jetë, isha shumë i mbyllur në vetvete, nuk flisja thuajse më askënd, as me stafin, as me lojtarët e tjerë në stërvitje, tani është totalisht ndryshe”. Sandro Tonali pasi doli nga tuneli zbulon gjendjen e tij shpirtërore pas përfundimit të dënimit për çështjen e basteve:

“Tani çdo ditë është ndryshe, mbi të gjitha me stafin, me miqtë, me shokët e skuadrës, pasi është normale të kesh një raport, është normale të kesh lidhje me njerëzit”, u shpreh mesfushori italian për Sky Sport duke shtuar:

“Përpara këtyre 10 muajve të fundit, ishin dy njerëz, një në jetë e tjetri në futboll. Tani është vetëm një person, unë. Tani jam rikthyer, jam i qetë. E gjithë skuadra më ka ndihmuar, ishte një surprizë për mua, pasi isha një lojtar i ri në ekip, kisha vetëm dy muaj këtu”, theksoi ndër të tjera Tonali për Sky Sport. Imapakti i tij ishte shumë i madh në radhët e Newcastle, por mbi të gjitha tek Italia, me trajnerin Spalletti që e aktivizoi menjëherë titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb