E marta e 13-të, ose siç e njohin besimtarët, e marta e fundit gjeti mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria duke kaluar natën në Kishën e Shën Ndout në Laç, për të pritur aty agimin e kësaj të marte të shenjtë.
Ata kaluan natën në shenjë përulje, falënderimi dhe lutjeje për plotësimin e nevojave dhe dëshirave për veten dhe familjaret.

Zgjidhja e krizës politike në vend është shtuar ne listën e lutjeve ketë vit ndryshe nga herët e tjera. Edhe pse mund të tingëllojë disi çuditshëm qytetaret kërkojnë ardhjen e shpresës aq shumë dëshiruar me ndihmën e Zotit!

“Lutemi për këtë vend që është vend është i shenjte, lutemi për një jeteë më të mirë, me shprese, dhe ishalla me tu mbushet mendjen atyre politikanëve që na i kane bërë Shqipërinë copë-copë” thotë një pelegrin.

“Na rujt nga çdo e keqe, e ca mendofshin për ne gjetshin për vete, ata q ë mendojnë keq, ndërsa ata që mendojnë mire mirë gjetshin”, shprehet një zonjë.

“ Lutem për politikën, për mbarësinë e shqiptareve për gjithçka, Zoti na ndihmoftë të gjithëve” thotë një tjetër pelegrin. Ky vend i shenjte mbart për ta magjinë e shërimit, mbarësisë dhe fatit dhe parave
Disa besimtare kane zgjedhur që ketë rrugëtim ta bëjnë në këmbe në shenjë sakrifice, e te tjerë me automjete qe edhe pse rendojnë trafikun, me durim presin të arrijnë në vendin e shenjtë. Rruga e gjate dhe terreni i vështire, nuk i step besimtaret edhe ne moshe te thyer te jene te pranishëm.

E veçanta e kësaj kishe në dallim nga festa të tjera në vende të shenjta është fakti se drejt saj shkojnë jo vetëm besimtarët katolikë por edhe qytetarë të besimeve të ndryshme. Kisha e Shën Ndoit veçohet si një kishë që i kapërcen kufijtë fetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: