TIRANË

Qytetarë të shumtë kanë kontaktuar “News  24” dhe “BalkanWeb”, ndërsa kanë kërkuar ndihmë pas tmerrit që përjetuan nga lëkundjet e forta të tërmeteve.

Kështu është edhe rasti i një qytetari nga Zall-Bastari, i cili shprehet se lëkundjet e forta i kanë dëmtuar shtëpinë. Ai thekson se natën është i detyruar ta kalojë në shtëpinë  e prishur pasi nuk ka mundësi të lëviz pasi ka djalin dhe gruan të sëmurë.

“Dëmtimet i kemi pasur në banesë. Unë isha jashtë dhe gruaja ishte brenda, sepse është e sëmurë. U futa brenda dhe e nxora jashtë nusen. Në lëkundjen e dytë kemi qenë jashtë banese. Aktualisht jam në banesë brenda, sepse e kam gruan e djalin të sëmurë”-tha ai.

Familja e Shefqet Vishës nga njësia administrative Zall Bastar fshati Vilëz ka apeluar për ndihmë tek strukturat shtetërore pasi tërmeti i fuqishëm i ka shkatërruar shtëpinë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb