Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se shifrat e qeverisë mbi turistët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri gjatë sezonit veror janë te ekzagjeruara.
Danaj tha se në vendin tonë gjatë verës nuk kanë qenë më shumë se 5 milionë turistë të huaj. Sipas tij, shumë shqiptarë që tashmë kanë pasaporta të vendeve të BE-së janë numëruar si shtetas të huaj.
Eksperti Danaj vlerësoi se turistët janë hasur kryesisht me dy probleme, fakti që çmimet janë të larta dhe që mungojnë shërbimet.
Vjoldi Danaj: Në restorante ka evazione dhe ndaj shifrat janë vështirë që të thuhen saktë. Më shumë se gjysma e plazheve në verë kanë qenë të zbrazura. Klientët janë ankuar për mungesë shërbimesh dhe çmimesh. Çmimet kane qenë tepër të larta. Më del se shifra e dhënë nga qeveria nuk qëndron. Nëse themi se erdhën 10 turistë të huaj, duhet të jemi të sigurt. Ka shqiptarë që kanë pasaporta të huaja. Mendoj se në këtë sezon nuk kanë qenë më shumë se 5 milionë turistë. Nuk ka lëvizur shifra nga vjet.
(Balkanweb)