Një ushtarake australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar në akuzën e rëndë të spiunazhit në favor të Rusisë.

Hetuesit thonë se çifti, të dy shtetas australianë me origjinë ruse, morën materiale të Forcave të Mbrojtjes Australiane (ADF) për t’i ndarë ato me Moskën.

Megjithatë, sipas policisë në dokumentet që janë dërguar, asnjë prej tyre nuk ka përmbajtje të rëndësishme ushtarake apo sekrete.

Kira Korolev, një ushtarake 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 62-vjeçar Igor Korolev u njohën me akuzat në gjykatë dhe mund të dënohen maksimalisht deri në 15 vjet burg.

Kryeministri australian Anthony Albanese reagoi me rezerva për këtë çështje duke thënë se ishte këshilluar nga agjencitë e sigurisë së vendit, por nuk mund të jepte detaje.

Çifti i spiunëve jetontë në Australi prej më shumë se një dekade dhe të dy ishin bërë shtetas disa vite më parë. Igor ishte i vetëpunësuar dhe Kira ishte një teknike e sistemeve të informacionit në ushtri, rol për të cilin kishte marrë një leje sigurie.

Hetuesit pretentojnë se ajo udhëtoi fshehurazi në Rusi ndërsa ishte në pushim nga ADF, më pas e udhëzoi Igorin të hynte në llogarinë e saj të punës dhe të dërgonte materiale të ndjeshme në mënyrë që ajo të mund t’ia përcillte autoriteteve ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: