Kritikat e kryeministrit Rama për gazetarët i kanë kaluar kufijtë e vendit. Ditën e sotme, gjatë një takimi me disa banorë në Bulqizë, kreu i qeverisë ka shprehur kritika edhe ndaj disa gazetarëve italianë, për një reportazh që kishin bërë së fundmi për fëmijët që mblidhnin krom në kushte të vështira.

Rama tha: “Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren… tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”

Në reportazhin e publikuar nga media italiane, disa fëmijë dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra, dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet.

Pamjet ishin shokuese, dhe u bënë virale duke sensibilizuar shoqërinë, por edhe duke ngjallur reagim.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se filmimet ishin të vjetra, Nisma “Thurje” kontaktoi me gazetaren e “Le Iene”, duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit.

23555470_1832921180068905_545167175_o

Gazetarja konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti.

Kur i sqaruan se përse po e pyesnin gazetarja tha se, “për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga ‘Le Iene'”. Ajo shtoi se “ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur, dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje atë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb