KRUJE

Detaje të reja kanë nxjerrë në dritë hetimet për grabitjen e kasafortës së Postës në Krujë. Burimet thanë për gazetarin Prend Shota, se shuma e vjedhur në kasafortë dyshohet të jetë rreth 11 mln lekë, fond për pagesat e pensionistëve në Krujë.


Po sipas të njëjtave burime, grabitësit kanë patur informacion të saktë mbi lëvizjet në postë, e cila gjatë ditës ka qenë në punë duke shpërndarë pensionet.


Ngjarja u shënua orët e para të mëngjesit, në të gdhirë të së hënës, ndërsa mësohet se i gjithë qyteti ishte pa energji elektrike. Për ngjarjen është vënë në pranga roja i postës, Besnik Parruca, i cili akuzohet për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Mësohet se drejtor i postës në Krujë është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb