Mediat greke kanë zbardhur skemën e atentatit që i mori jetën Irakli Davellas dhe la të plagosur rëndë biznesmenin tjetër shqiptar, Edi Lulo.
Protothema.gr shkruan se nga mënyra se si sulmuan, autorët duket se e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur.
Para krimit, ata vodhën një automjet, më pas drejtuan për në zonë, ku iu afruan dy biznesmenëve shqiptarë dhe filluan të qëllojnë.
Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u larguan nga vendngjarja.
(BalkanWeb)