ITALI

Dy shqiptarë të moshave 36 dhe 32 vjeç u arrestuan në Santa Maria Capua Vetere, pasi akuzohen për 73 vjedhje në Marche, Umbria dhe Campania.

Besohet se shuma e përfituar nga plaçkitjet shkon mbi 200 mijë euro. Hetimet, të kryera nga Njësia Operative dhe Radiomobile e Karabinierëve të Osimo, zgjatën 7 muaj, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët janë duke identifikuar bashkëpunëtorët, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb