Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin e ndodhur sot mes tre personave në Vorë. Sipas informacioneve të reja, asnjëri nga personat e përfshirë nuk është banor i Vorës.

BalkanWeb mëson se në konflikt janë përfshirë A.G, 25 vjeç dhe E.L, 39 vjeç të cilët lëviznin me një Golf 5, me 31-vjeçarin J.L i cili kishte mbërritur aty me një automjet tip BMW.

Raportohet se ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit për të caktuar një takim në Vorë, me qëllim për të sqaruar një konflikt të mëparshëm që dyshohet se lidhet me një çështje borxhi.

Gjatë këtij takimi, situata ka degjeneruar, dhe sipas informacioneve të raportuara, 31-vjeçari J. L, i cili udhëtonte me një mjet tip BMW dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri nga makina, në ajër.

Fatmirësisht nga e shtëna nuk raportohet për të lënduar.

Sakaq, ai ende nuk është arrestuar nga policia, e cila ka nisur kërkimet për kapjen e tij pas ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb