DURRËS- Shërbimi Zjarrfikës në Durrës ka shpëtuar 2 persona në Shijak, të cilët kishin mbetur në një pus uji. Operacioni zgjati disa minuta dhe fatmirësisht nuk pati asnjë jetë të humbur. 2 banorë të Shijakut, 28 dhe 50 vjeç, kishin hyrë pasditen e sotme për të pastruar një pus. Por gazrat që çlirohen në thellësi, vunë në rrezik seriozisht jetën e tyre.

U desh ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës, të njoftuar nga banorët, që ata të nxirreshin dhe t’u shpëtohej jeta. 50-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërsa i riu është në gjendje të mirë shëndetësore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb