Karabinierët e Stacionit të Bossolascos  arrestuan 3 shqiptarë, pasi ki9shiin mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar të  San Benedetto Belbo në Itali.


Bazuar në hetime, policia arriti që ta arrestojë 3 persona përgjegjës, që të gjithë shqiptarë. Të prangosurit janë një 40-vjeçar dhe dy më të rinj në moshë, 17-vjeçarë, shkruajnë mediat italiane.


Karabinierët kanë sekuestruar rreth 55 kilogramë marijuanë të thatë. Policia shkatërroi të gjitha bimët narkotike që rriteshin në zonën e pyllëzuar. Më pas, u krye arrestimi i personave përgjegjës nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. I dyshuari në moshë të rritur u dërgua në burg në Asti, kurse dy të miturit në Torino.


Karabinierët do të kryejnë kontrolle të mëtejshme në zonat pyjore për të luftuar fenomenin e kultivimit të plantacioneve të kanabisit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb