Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër qeverinë se nuk ka dhënë asnjë subvencion për fermerët. Opozitari deklaroi se neglizhenca e qeverisë vjen për faktin se sektori i bujqësisë nuk është dhënë me PPP.


Mes ironisë ai tha se kusht për përfituar nga grantet bujqësore ishte që serat të ishin mbi 2.6 metër, ndërsa shigjetoi kryeministrin Edi Rama duke shtuar se; “po ça halli kishit se nuk ju nxinte të parin tuaj kur të hynte aty?”.

“Bujqësinë e keni lënë në harresë, sepse nuk është me PPP. 1 mijë hektarë sera ka Lushnja, i keni financuar ndonjë një zorrë ujë? Nga një metër plastmas? Sa erdhët në pushtet i thatë. Pse? Sepse që të marrësh financim për serat duhet të jenë te larta 2.8 metra. Ju keni pallatet në Tiranë 2.7 m. Po ça halli kishit se nuk ju nxinte të parin tuaj kur të hynte aty të inspektonte serat? C’eshte ky kriter? Ku e keni marre? Ju them, o korrigjoni TVSH dhe mos u tallni me imputet bujqësore! Ata i blejnë imputet bujqësore me çmime të njëjta se para të futej në fuqi ligji”, tha Murrizi.


(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: