Një 44-vjeçar është ndaluar nga policia pasi po lëvizte  i armatosur në rrugë me pistoletë armë zjarri.

Blutë bëjnë me dije se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë sekuestruar armën bashkë me municionin e saj.

Njoftim:

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.

Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb