DURRËS– Një 20-vjeçar është mbytur në ujërat e Adriatikut, në sektorin Apollonia në Durrës. Mësohet se viktima, Ismail Peposhi, nga Kukësi kishte dalë në det të hapur me një mjet lundrues, së bashku me dy shokët e tij.

Pas kësaj, dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë përmbysur, që gjë i shkaktoi vdekjen të riut. Ndonëse iu dha ndihma e parë mjekësore, 20-vjeçari gjeti vdekjen teksa po transportohej për në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: