Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, i cili u dënua për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Fujimori qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion.

Qëndrimi i tij i ashpër kundër një kryengritjeje guerile të krahut të majtë, kur ishte president, solli gjithashtu akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.

Por mbështetësit e tij e lavdërojnë atë për mposhtjen e rebelëve në një kohë kur ata mund të merrnin pushtetin.

Ai u largua nga vendi, por më pas u arrestua dhe u ekstradua, përpara se të dënohej dhe të burgosej.

Vajza e tij Keiko Fujimori postoi në rrjetet sociale duke thënë se ish-presidenti kishte vdekur “pas një beteje të gjatë me kancerin”.

Dhjetorin e kaluar, Fujimori u lirua nga burgu Barbadillo i Lima-s, pasi kishte vuajtur më shumë se 15 vjet nga dënimi me 25 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb