Policia qipriote arrestoi një shtetas ukrainas, pasi kaloi bordurën ndarëse të aeroportit për të hipur në avionin që po humbte, pasi aty ndodhej familja e tij.

Ky turist, 46 vjeç, kishte lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët në aeroportin e Pafos, dhe iu desh të kthente mbrapsht makinën e marrë me qira.

Check-in ishte mbyllur në kohën kur u paraqit në aeroport.
I vendosur për t’iu bashkuar familjes së tij me çdo kusht, ai ka dalë nga aeroporti duke ndjekur më këmbë avionin, i cili po ecte me një shpejtësi të ulët në pistë.

“Ai u arrestua pasi kapërceu parmakun rrethues duke hyrë në perimetrin e sigurisë së aeroportit”, sqaroi policia, e cila mori në pyetje shtetasin ukrainas, ndërsa familja e tij po udhëtojnë drejt Krakovit me avion.

“Incidenti shkaktoi veçse një vonesë të papërfillshme për dy fluturimet e tjera”, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: