Rastet e dhunës kanë qenë shpesh herë prezente në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ku epiqendra ka qenë gruaja, dhe përherë pasojat kanë rënë mbi fëmijët, të cilët janë të pafajshëm në çdo histori.
E tillë është historia që do të trajtohet ditën e sotme, ku në vëmendje është përsëri një grua, e cila ka jetuar mes dhunës dhe konflikteve të përhershme.
Por nga ana tjetër, edhe pretendimet e ish-bashkëshortit në vendimet gjyqësore, gjithashtu ish-bashkëshorti shprehet për pakënaqësi dhe ftohje në çift.
48-vjeçarja: Njohja ime me ish-bashkëshortin ka qenë me shkuesi. U njohëm, u takuam, ra dakord. Mora shtëpi me qira këtu në Bilisht. Mirë më tha, ku të duash ti jetojmë. Pagoja çdo gjë vetë. Punoja në rrobaqepësi dhe nuk kisha shumë kohë, në njëfarë mënyre më detyruan njerëzit e afërt dhe thashë hajde se po pranoj. Më ka thënë se ka qenë i fejuar 3 ditë. Por, kur regjistruam djalin, kishte qenë i martuar, i celebruar. Më tha se kam bërë celebrimin, sepse më deklaroi se kishte dashur të merrte ish-gruan në Itali. Që ditën e parë, çohej që në 5 të mëngjesit.
Kishte raste vinte në banesë njëherë në javë e ishte i pirë. Nuk e kuptoj pse bënte këto veprime. E kam akuzuar për tradhti, sepse djali më ka thënë i ka parë foto me gra. Nuk tregonte telefonin. Çdo gjë e kundërshton, thotë se nuk të kam tradhtuar. Dy vite qëndrova me qira e po jetoj te shtëpia e mamit, se nuk paguaja dot qiranë. Njerëzit e tij donin që unë mos merrja vesh çfarë bënte bashkëshorti im. Me mua bënte vetëm sherr.
(Balkanweb)