Policia italiane në Mesina ka arrestuar një shqiptar 47 vjeç me inicialet I.J. nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike. Karabinierët kishin vërejtur se shqiptari bënte lëvizje të çuditshme kur lëvizte, prandaj vendosën që ta kontrollojnë.

Kur policët shkuan pranë banesës së tij, ata vunë re se burri shihte me vëmendje se askush nuk po e shikonte. Pas këtij veprimi, policia dyshoi edhe më tepër dhe vendosi të kontrollojë banesën e shqiptarit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, policia italiane gjeti 110 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Policia arrestoi shqiptarin dhe ai u dërgua në paraburgim. Tashmë 47-vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, derisa të gjykohet për posedimin e lëndës narkotike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb