Sekuestrohen 41 200 euro në Kakavijë. Burime zyrtare nga policia thanë se shuma e madhe e eurove i përkiste një 46-vjecareje, e cila do të hetohet penalisht për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmeve të kësaj shtetase.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare.

Procedohet penalisht një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi.

35e44674 8201 4401 81be 53734ba091d0
35e44674 8201 4401 81be 53734ba091d0

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier. Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë mbritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: