Efektivët e Policisë së Qarkut III në Romë, pas një aktiviteti intensiv hetimor, kanë kryer kontroll në via Publio Elio në shtëpinë e një 28-vjeçari shqiptar,

Efektivët kanë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 pako me hashash me peshë totale rreth 72 kg.

Ndërsa përveç hashashit, kontrollet kanë zbuluar edhe 13 cigare elektronike, në rezervuarin e së cilave kishte lëng me efekt të supozuar narkotik.

Bashkë me to janë sekuestruar edhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe afërsisht 30.000 euro cash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: