Policia franceze ka sekuestruar 74 kg kokainë në doganën e Perthus, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.
Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.

Mjeti është i regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë. Gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash. Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 2.9 mln eurove.

Sakaq, ditën e djeshme gjykata e Perpignanit dënoi shoferin shqiptar me 4 vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb