Policia e Fierit njofton se një 89-vjeçar, që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh, është gjendur pa shenja jete.
I moshuari u gjend pa shenja jete në një kanal kullues në fshatin Dushk. Dyshohet se 89-vjeçari ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
“Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025.
Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.
(Balkanweb)