Një turist çek, 33 vjeç, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës. Pas njoftimit të tij për ndihmë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, kanë organizuar menjëherë kërkime për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Pas disa orësh kërkimesh gjatë natës, turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar në hotelin ku po qëndronte. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë dhe profesionale.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët në çdo situatë dhe fton ata të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje për ndihmë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 së bashku me sherbimet zjarrëfikëse i shkojnë në ndihmë një turisti çek i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një turist çek i cili kërkonte ndihmë pasi kishte humbur orientimin e rrugës dhe për pasojë kishte mbetur i bllokuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Pas disa orësh kërkime gjatë darkës, është lokalizuar vendndodhja dhe është bërë e mundur gjetja e turistit 33-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është transportuar në hotelin ku po qëndronte.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.

🚨 Policia e Tiranë mbetet e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë dhe i fton ata të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.☎️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb