Monika Kryemadhi ka deklaruar se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar me urdhër të Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat ajo u shpreh se ish- ambasadorja e SHBA në vendin tonë kishte inate personale me Metën, ndërsa shtoi se ky sistem drejtësi që burgos 300 veta nuk është ai që u kërkua prej tyre.

Pyetje: Është morale të kandidojë kur akuzohet për pastrim parash?

Kryemadhi: Ne i burgosim njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjmë gjëra të tjera për ta larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb