Policia e Lezhës informon se ka arrestuar një 32-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia, pasi akuzohej për kultivim të lëndëve narkotike.


Uniformat blu të qytetit verior bëjnë me dije se është arrestuar një shtetas nga Mirdita, që përpara disa kohësh kishte mbjellë hashash në një parcelë toke.


Njoftimi i policisë së Lezhës:


Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N.,32 vjeç, banues në fshatin Orosh, Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 70, në mars 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në shtator 2018, nga Policia e Mirditës, në vendin e quajtur “Gurth Spaç”, Mirditë, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis dhe nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet si autori i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb