Historia që do të trajtohet ditën e sotme në emisionin Me zemër të hapur në News 24 ka të bëjë me një 35 vjeçar me origjinë nga Gramshi, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
35 vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai largohet në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë live të riun.
Kushëriri i 35-vjeçarit të zhdukur: Në Shqipëri kishte ardhur për të takuar psikiatrin. Kishte me vete vetëm para xhepi. Mund të kishte prsh 20 mijë lekë të vjetra. Edhe shokët i ka në Gjermani. Shokët thjesht janë në Gjermani, na kanë deklaruar se nuk dinë gjë. Nuk besoj se ka ikur jashtë shtetit, pasi ai nuk ka pasaportë.
Nuk ka ikur as nga Rinasi. Nuk kemi informacione në lidhje me jetën e tij personale. Për të shkuar në Gjermani si emigrant, e kishte ndihmuar familja. Kishte probleme depresive, kohët e fundit shfaqi halucinacione. Mjeku psikiatër ku do shkonte u zgjodh nga familjarët. Mund të ketë pasur ndonjë problem në Gjermani, këtë nuk e dimë, sepse ishte tip i mbyllur e nuk tregonte.
(Balkanweb)