Një shtetas britanik i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ibiza të Spanjës është vrarë në vendin e quajtur San Antonio.


23-vjeçari thuhet se është përfshirë në një sherr me një grup britanikësh në shëtitoren përgjatë bregdetit. Incidenti ndodhi gjatë orën 3 të mëngjesit dhe viktima sipas autoriteteve është Conor Lee, 23 vjeç.


Dëshmitarët thanë se turisti ishte vetëm gjatë momentit kur ndërroi jetë. Po sipas tyre ai kishte filluar të fyejë grupin me të cilin më pas ndodhi edhe sherri.


Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, shkruan “The Sun”.

Një muaj më parë një tjetër turist britanik humbi jetën në rrugën San Antonio në Ibiza.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: