Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë të vjetër të Bilishtit.
Sipas të dhënave, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, dhe nga temperaturat e ulëta pasi mund të ketë qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Viktima është identifikuar si E. Çeka nga qyteti i Rrëshenit, mësohet se kishte ardhur në Bilisht për të gjetur punë si bari.
(BalkanWeb)