GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën Kalithea të Athinës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por policia greke ka zbuluar një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në një banesë përdhese ku jetonte shqiptari bashkë me një shtetas grek. Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar 470 fidanë kanabisi që kultivoheshin me metodën e serës.

Policia thotë se vlera monetare që do të përfitonin shqiptari dhe greku pas kryerjes së gjithë ciklit është më shumë se 350.000 euro.

Gjithashtu policia helene ka sekuestruar 12,6 kg kanabis të papërpunuar, 49 gramë vaj kërpi, gjithë pajisjet e nevojshme për funksionimin e fidanishtes, peshore elektronike precizioni, si dhe një shumë parash prej 1.420 euro si dhe 8 celularë.
auto_22221528391500
auto_5551528391498
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb